0030 210 33 18 483

Gjykata e Posaçme vendos sot për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës: Çfarë pritet të ndodhë në seancë?

Tribuna News o 26 Dhjetor 2023

Në seancën e sotme të Gjykatës së Posaçme, do të vendoset për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, ish-kryeministrit të Shqipërisë.

 

Sipas informacioneve ish-kryeministri Berisha nuk do të jetë i pranishëm në proces dhe do të përfaqësohet nga dy avokatët e tij, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj. Në seancën e sotme pritet të diskutohen dhe vendosen çështje të rëndësishme lidhur me masën e sigurisë ndaj Sali Berishës dhe avokatët do të japin argumentet  në mbrojtje të klientit të tyre.

 

Procesi pritet të zgjasë disa orë, pasi gjykata duhet të analizojë të gjitha të dhënat, provat dhe faktet që ka prokuroria për ashpërsimin e masës së sigurisë. Pas kësaj, gjykata do të vendosë mbi çështjen.

Ligji kërkon që SPAK të dorëzojë kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë brenda një afati prej 5 ditësh dhe kjo detyron Gjykatën të marrë një vendim për Sali Berishën brenda ditës së sotme.

Ndaje me miqte