Genimata: Tsipras i duket vetja si Odiseu modern
Tribuna TV
21 Gusht 2018
“Zoti Tsipras e imagjinon veten sikur është Odiseu modern, ndërsa në fakt është një admirues i paskrupullt i pushtetit”, thekson kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Fofi Gennimata, në reagimin e saj për mesazhin e sotëm të kryeministrit.
Tsipras “foli sot një ditë lehtësimi, mirëpo është populli grek që paguan barrën e pambajtshme. Memorandumi i panevojshëm SYRIZA-ANEL përfundoi, mirëpo problemet janë këtu, mbeten dhe trazojnë popullin grek. Aventurizmit e zotit Tsipras në 2015 kushtuan 200 miliardë euro, shpunë në masa të reja më të ashpra, në mbikqyrje të vazhdueshme, e rritën borxhin publik, i vunë një lak në fyt popullit grek”, nënvizon Gennimata.
“Deri këtu, do të duhet të kërkojnë falje për vitet e humbura dhe sakrificat e panevojshme dhe jo të festojnë. Programi i tyre mbaroi, bashkë me të mbaron dhe qeveria katastrofale SYRIZA-ANEL”, thekson kryetarja e KINAL.
Ndaje me miqte