Franca për titullin, Maroku për historinë
TV TRIBUNA
14 Dhjetor 2022
Në Kupën e Botës Katar 2022, kampionia e fundit, Franca, do të përballet sot në ndeshjen gjysmëfinale me Marokun, i cili ka bërë histori në këtë turne.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Al Bayt” nën drejtimin e arbitrit meksikan, Cesar Ramos dhe do të fillojë në orën 20:00.
Dy vendet do të përballen për herë të parë në historinë e turneut.
Ekipi që kalon këtë raund do të luajë në finale të dielën me fituesin e ndeshjes Argjentinë-Kroaci.
Franca e cila ndodhet në Grupin D, garantoi raundin e fundit të një të tetës së finales duke fituar në ndeshjen e parë kundër Australisë 4-1, në ndeshjen e dytë ndaj Danimarkës 2-1 ndërsa humbi në ndeshjen e fundit nga Tunizia me rezultatin 1-0.
Në raundin e fundit të një të tetës së finales Franca fitoi ndaj Polonisë me rezultatin 3-1 dhe morën biletën për në çerekfinale ku mposhtën Anglinë me rezultatin 2-1.
Ndërsa Maroku, ekipi surprizë i Botërorit la gjurmë në Katar 2022 që e filloi me barazimin pa gola me Kroacinë.
Ekipi maroken i njohur ndryshe si “Luanët e Atlasit” ishte lider në grup duke mundur Belgjikën me rezultatin 2-0 dhe Kanadanë 2-1 ndërsa në raundin e fundit të një të tetës së fituan kundër Spanjës 3-0 me penallti.
Maroku në çerekfinale dërgoi Portugalinë në shtëpi duke e mundur me rezultatin 1-0 dhe arriti sukses të madh si vendi i parë afrikan që arrin në gjysmëfinale në historinë e Kupës së Botës.
Maroku, i cili nuk ka pësuar gol përveç autogolit përballë Kanadasë, është i pamposhtur prej 13 ndeshjesh në kualifikimet e turneut dhe Kupës së Botës.
Ndaje me miqte