0030 210 33 18 483

Forcohet bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe SHBA-së: Nënshkruhet memorandumi për këshilltarin e ri pranë Ministrisë së Mbrojtjes

Tribuna News 15 Gusht 2024

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një hap të ri drejt përforcimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, nënshkroi një memorandum të rëndësishëm me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn. Ky memorandum parashikon vendosjen e një këshilltari të Planifikimit Strategjik pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.

 

Gjatë nënshkrimit, ministri Vëngu nënvizoi rëndësinë e këtij hapi, duke theksuar se ky këshilltar do të bashkohet me katër këshilltarë të tjerë amerikanë, të cilët tashmë bashkëpunojnë ngushtë me stafin civil dhe ushtarak shqiptar në fusha të ndryshme, si modernizimi, logjistika, rekrutimi dhe siguria kibernetike.

 

Projekte të rëndësishme me ndikim strategjik, si zhvillimi i bazës autonome detare të Porto Romanos dhe rijetëzimi i industrisë ushtarake në vend, janë gjithashtu në fokus të këtij partneriteti të fortë me SHBA-në, duke kontribuar në forcimin e sigurisë kombëtare dhe stabilitetit rajonal.

 

Ndaje me miqte