FIFA & UEFA pezullojnë Rusinë dhe klubet e saj
Tribuna TV
28 Shkurt 2022
FIFA dhe UEFA komunikuan para pak se pezullojnë “deri në një vendim tjetër”, përfaqësuesen e Rusisë dhe gjithë klubet ruse nga “të gjitha veprimtaritë”.
“Vendimi i miratua bashkarisht nga presidenca e Këshillit të FIFA-s dhe Byronë ekzekutive të UEFA-s, thuhet në njoftimin për shtyp.
“Futbolli është tërësisht i bashkuar dhe në solidaritet të plotë me gjithë njerëzit që janë goditur në Ukrainë. Të dy presidentët shpresojnë se situata në Ukrainë do të përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme dhe shpejt, kështu që futbolli të mundet përsëri të jetë një institucion bashkimi dhe paqeje midis njerëzve”, thekson komunikata e përbashkët e FIFA-s dhe UEFA-s.
Ndaje me miqte