Të enjten, në 6 maj në të gjithë Greqinë do të kremtohet dita ndërkombëtare e punëtorëve.
Festa e 1 Majit u shty për në datën 6, pasi dita e parë e këtij muaji ishte e shtunë dhe përkonte me Pashkët Ortodokse.
Transporti publik të enjten thuajse do të paralizohet.
Më konkretisht, siç kanë bërë të ditur sindikatat e punonjësve në këto sektorë:
Në Athinë do të ndërpresin punën për 24 orë, linjat e metrosë 1 (treni elektrik), 2 dhe 3.
Gjithashtu, trolejbuzat (trolej) dhe tramvaji (tram).
Normalisht do të funksionojnë vetëm autobusat urbanë.