0030 210 33 18 483

Federata e Shoqatave, seminar falas për biznesmenë

Tribuna TV 22 Dhjetor 2018

Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi ka organizuar një seminar një javor me emigrantë të interesuar për t’u marrë me biznes.

Seminari ishte falas dhe pjesëmarrësve iu dhanë çertifikatat përkatëse.

Seminari u zhvillua në kuadër të programit Programi “EntryWay-Biznes pa kufij”, që financohet nga Bashkimi Europian dhe synon në përkrahjen e integrimit ekonomik të emigrantëve që jetojnë në Greqi.

Pjesëmarrësit në seminar moren informacion lidhur me biznesin, orientimin profesional, sipas nevojave të tyre, dhe u njohen me shprehitë për një nisje të suksesshme në rrugën e biznesit.

 

 

Çfarë është programi ENTRYWAY – BIZNES PA KUFIJ

Programi “EntryWay-Biznes pa kufij” financohet nga Bashkimi Europian dhe synon në mbështetjen e integrimit ekonomik të emigrantëve që jetojnë në Greqi përmes ofrimit të kualifikimit të përplotësuar për të bërë biznes dhe mbështetjes speciale. Në mënyrë të veçantë, thirren për pjesëmarrje në projekt gratë dhe të rinjtë.

Programi i drejtohet emigrantëve

- që jetojnë të ligjshëm në Greqi,

- shtetas të vendeve të treta, jo të BE-së

- flasin gjuhën greke apo angleze

- kanë një ide për një investim apo biznes, por kërkojnë mbështetje të mëtejshme.

Pjesëmarrësit që do të zgjidhen, do të marrin informacion lidhur me biznesin, orientimin profesional, sipas nevojave të tyre, kualifikimit/ofrim shërbimesh dhe do të fitojnë aftësitë e domosdoshme teknike si dhe shprehitë për një nisje të suksesshme në rrugën e biznesit.

ÇFARË OFROJMË?

ORIENTIM

Do t’ju mbështesim në vlerësimin e idesë suaj të biznesit dhe forcimin e cilësive dhe mundësive tuaja biznesbërëse. Do të mësoni çfarë do të thotë të jesh njëri i biznesit dhe çfarë veprimesh janë të domosdoshme për fillimin e një biznesi.

KONSULENCË PERSONALE DHE MBËSHTETJE

Pjesëmarrësit që kurorëzojnë me sukses trajnimin do t’ju ofrohet konsulencë personale, përfshirë edhe mënyrat e aksesit dhe shanset për financim.

TRAJNIM:

Trajnues me përvojë do t’ju ndihmojnë në zhvillimin e planit tuaj të biznesit, do t’ju ofrojnë mjetet e nevojshme që të testoni tregun, të krijoni një plan marketingu, të promovoni biznesin tuaj dhe të zhvilloni një plan pune të përshtatshëm ekonomik. Seminaret trajnuese do të përmbajnë leksione, lojëra të biznesit, inskenime dhe zgjidhje ndëraktive të problemeve.

STADI I MBËSHTETJES PËR NISJEN E BIZNESIT

Specialistët do të ofrojnë mbështetje personale për nisjen e procedurave të hapjes së biznesit. Pjesëmarrësit do të marrin informacion lidhur me format e ndryshme juridike të biznesit dhe mënyrën e zgjedhjes së tyre, lidhur me regjimin e tatimit dhe të sigurimeve shoqërore, subvencionet dhe FONDET për biznese të reja etj.

RRJETËZIM (Networking)

Rrjetëzim brenda në sallë, por edhe on-line.

Workshops midis bizneseve.

MENTORING

Do të keni rastin të mësoni si menaxhohet një biznes duke vepruar si pronar i tij/administrator në kohë reale, me ndihmën e një mentori. Mentori do të ofrojë për një periudhë dymujore konsulencë, por edhe përforcim të shprehive dhe të sjelljes biznesbërëse të përfituesit.

Ndaje me miqte