Federata e Shoqatave: Mësime të gjuhës shqipe edhe për fëmijtë tanë të rritur
Tribuna TV
22 Gusht 2018
Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi ka ndërmarrë një iniciativë tepër domethënëse, që lidhet me një problem sa praktik, aq edhe patriotik: Organizon mësimin e gjuhës shqipe për të rritur nga mosha 18 vjeç, që janë lindur ose janë rritur në Greqi dhe që i kanë të mangëta aftësitë komunikuese në gjuhën amtare.
Që nga dita e sotme, e mërkurë, 22 gusht 2018, fillojnë regjistrimet për mësimet që do të jepen nga mësuesit e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, ndërsa në përfundim të mësimeve, nxënësve do t’u jepen çertifikatat përkatëse.
Mësimet do të zhvillohen në mjediset e Federatës së Shoqatave Shqiptare, në adresën: Karaiskaki - Deligiorgi 55-59, Metaksourgio. Kati i 4-t.
I gjithë njoftimi ka si më poshtë:
Njoftojmë se të mërkurën 22/08/2018, nisin regjistrimet e mësimit të Gjuhës Shqipe për të rritur (nga mosha 18 vjec). Mësimet nisin shtator 2018, pranë qendrës së Federatës së Shoqatave Shqiptare në Athinë dhe do të zhvillohen nga mësuesit e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi. Në fund të vitit shkollor do të jepen çertifikata përkatëse për të gjithë nxënësit pjesëmarrës.
Mësimet synojnë ne përvetësimin e kënaqshëm të shqipes për të rriturit që janë lindur apo rritur ne Greqi dhe dëshirojnë përmirësimin e përdorimit të saj. Së shpejti do vijojë njoftim përkatës edhe për mësimin plotësues të Gjuhës Shqipe për fëmijë.
Lutemi të interesuarit të kontaktojnë sa më shpejt në adresën elektronike të Federatës: f_sh_sh_g@yahoo.gr në kutinë postare në Facebook (www.facebook.com/federatashoqatave.shqiptaregreqi) ose me Lidhjen e Mësuesve në telefonin 698 2287637.
Ndaje me miqte