0030 210 33 18 483

Fatos Malaj, një zë ndryshe në Parlamentin Grek

18 Qershor 2019

FATOS MALAJ,  kandidat për deputet në A’ Athinë me Lëvizjen për Ndryshim (Kinima Allagis), u bën thirrje gjithë bashkatdhetarëve që kanë të drejtë vote, të votojnë në zgjedhjet e 7 korrikut.

Pjesëmarrja në votime është Fuqi.

Duke votuar në zgjedhjet kombëtare ti përcakton të ardhmen tënde.

Ngrije zërin tënd, sepse:

- Vota jote ka ndikim në mënyrën se si Parlamenti vendos për çështje që influencojnë jetën tënde të përditshme. Ke të drejtën për të shprehur mendimin tënd në ato vendime.

- Vota jote mbron ty dhe familjen tënde. Mos lejo të tjerët të vendosin për ty.

- Vota jote mbron Demokracinë. Demokracia varet nga pjesëmarrja jote dhe mundësia që të jepet për t’u dëgjuar fjala jote.

 

PËRSE VOTOJ PËR FATOS MALAJN

- Duke i hapur dyert kandidatëve me origjinë emigrante, Greqia i përgjigjet me vepra elementëve racistë dhe ksenofobë, duke dhënë leksione demokracie, progresi, barazie dhe barazvlefshmërie dhe duke u mbetur besnike vlerave tradicionale greke.

- Qytetarët grekë me origjinë emigrante shtojnë zërin e tyre në parlamentin grek për sanksionimin e të drejtave të tyre. Problemet e integrimit dhe emigracioni mbeten të hapura në Greqi dhe kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Fatos Malaj disponon përvojën dhe kapacitetet që të shndërrohet në një urë të vërtetë komunikimi ndërmjet emigrantëve dhe grekëve.

- Lëvizja për Ndryshim, me alternativat e veta politike ka dëshmuar se përbën forcën politike që mbron më shumë se çdo forcë tjetër të drejtat e emigrantëve.

 

FATOS MALAJ,  kandidat për deputet në A’ Athinë me Lëvizjen për Ndryshim (Kinima Allagis).

Një zë ndryshe në parlamentin Grek.

Marnis 59, 10437, Athinë

Tel. 2114147928 / 6907631591

E-mail: info@fatosmalaj.gr

www.fatosmalaj.gr

Facebook: @fatosmalai

Instagram: @malajfatos

Twitter: @FatosMalai

Ndaje me miqte