0030 210 33 18 483

Fatos Malaj kërkon mirëkuptimin tuaj...

TV TRIBUNA 09 Prill 2019

Qysh në kohën që Tribuna qarkullonte si gazetë e përjavshme e më pas në portalin dhe ekranin e TV Tribuna, Fatos Malaj ka qenë i pranishëm, me përgjigjet e tij të detajuara për pyetjet që na drejtonin bashkatdhetarët.

Por edhe për të shpjeguar e komentuar një ligj apo qarkore të re, gjithmonë në përpjekje për të ndihmuar me aq sa mundet çdo bashkatdhetar.

Qenia e tij për një kohë të gjatë si ndërmjetës ndërkulturor në drejtorinë e shërbimit të emigracionit Athinë, kontakti i përditshëm me emigrantët e çdo kombësie e më së pari me bashkëpatriotët e tij shqiptarë, i ofruan privilegjin për të qenë një nga ekspertët më të mirë në këtë fushë, me kontribute që ia njohin edhe zyrtarët e emigracionit dhe që e afirmojnë publikisht në çdo rast.

Tashmë, Fatos Malaj është përfshirë në një impenjim të ri: kandidon në zonën elektorale A Athinë, për deputet në parlamentin grek, me listat e Lëvizjes për Ndryshim (PASOK), në zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti.

Si një rast tepër i veçantë në jetën e këtij vendi, e ka filluar punën shumë herët, që nga viti i kaluar dhe dita ditës po i intensifikon ritmet. Sepse kandidimi është njeri hap. Hapi tjetër, një hap vigan, do të ishte fitorja dhe ulja e tij në një nga 300 ndenjëset e “tempullit” të demokracisë greke.

Krahas veprimtarisë së tij të përditshme në funksion të fushatës, ka gjetur hapësirën që herë pas here të vijë dhe në studion e TV Tribuna për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja. Në anën tjetër, është munduar që t’u japë edhe vetë përgjigje atyre dhjetra bashkatdhetarëve që i shkruajnë në Facebook.

Mirëpo, sa më shumë afrohet mundësia që zgjedhjet të bëhen para kohe, aq më tepër Fatosit i duhet të rritë gatishmërinë dhe rrjedhimisht volumin e ngarkesës.

Prandaj, me një status në profilin e vet në Facebook, kërkon mirëkuptimin e bashkatdhetarëve, të cilëve u thotë se ndihet keq që nuk mundet t’i ndihmojë në këto momente që prioritetet e tij kanë ndryshuar disi, duke nxjerrë në plan të parë fushatën.

I gjithë statusi i Fatos Malajt ka si më poshtë:

"Të dashur miq, dua të ndaj me ju njÄ“ “problem” qÄ“ kÄ“rkon mirÄ“kuptimin tuaj. Kam shumë telefonata dhe mesazhe nga ju ku kÄ“rkoni ndihmën time si pÄ“r lejet e qëndrimit, edhe për marrjen e nënshtetësisÄ“. Po mundohem t'ju ndihmoj brënda mundësive qÄ“ kam nëpërmjet kÄ“shillimit edhe sugjerimeve. Kaq shumÄ“ vite besoj se tÄ“ gjithÄ“ i kam ndihmuar, disa direkt edhe disa indirekt. Por, duhet të më kuptoni dhe të arsyetoni me dorÄ“n nÄ“ zemÄ“r: nÄ“ kÄ“to momente dhe deri nÄ“ zgjedhje jam unë ai qÄ“ tashmÄ“ kam nevojë për ju. Të mÄ“ kuptoni drejt, shumÄ“ vite kam qenÄ“ pranë jush i papërtuar dhe nga pozicioni që kisha ju ndihmova; është koha tani që mÄ“ shumÄ“ tÄ“ mÄ“ ndihmoni se sa tÄ“ mÄ“ kërkoni. Më besoni, ndjehem shumÄ“ keq kur nuk mundem t'ju ndihmoj. TÄ“ jeni tÄ“ bindur se mbas zgjedhjeve (kurdo qofshin ato), do ta keni pa fund ndihmÄ“n time”.

Ndaje me miqte