0030 210 33 18 483

Eurovision: Triumfon Holanda, Shqipëria në vend të 18-të

TV Tribuna 19 Maj 2019

Në atmosferën e një show fantazmagorik në Tel Aviv, festivali i 64-i këngës europiane, Eurovision, ka përfunduar me triumfin e Holandës. Në vend të dytë u rendit Italia dhe në të tretin Rusia.

Shqipëria u rendit në vendin e 18-të, edhe pse fillimisht u duk se do të kishte një ecuri të mirë. Megjithatë, Jonida Maliqi dhe kënga “Ktheju tokës”, i entusiazmuan të pranishmit.

Ky është trofeu i pestë i holandezëve dhe i pari pas vitit të largët... 1975.

Këngëtari Duncan de Moor, ka lindur më 11 prill 1994. Kënga e tzij, “Arcade”, ishte pretendente që kur u bë fillimisht publike. Kënga  flet për një dashuri të pamundur me një person që nuk jeton më.

Bëri përshtypje kënga e Maqedonisë së veriut, që fitoi vendin e parë në renditjen e jurive kombëtare, por më pas në votimin e publikut mori jashtëzakonisht pak pikë, duke u renditur përfundimisht në vendin e 8-të.

Mjaft e ulët edhe renditja e Greqisë, që u përfaqësua me këngëtaren Katerina Douskou. Pas 47 pikëve nga juritë, votimi i publikut i dha vewtëm 24 pikë, duke e zbritur në vendin e 21-të.

Qipto, që u përfaqësua me këngëtaren Tamta, u rendit në vendin e 15-të me 101 pikë.

Gjatë kohës që vazhdonte votimi nga publiku, në skenë u paraqitën fitues të viteve të mëparshëm si Conchita Wurst, Mans Zelmerlöw dhe Verka Serduchka.

Por ajo që mori përsipër gjithë shkëlqimin ishte këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Fureira.

 

Madona...

Për herë të parë në historinë e Eurovision-it, në skenë u paraqit edhe “mbretëresha e muzikës Pop”, Madona.

Me një këngë të hershme, “Like a Prayer”, që sivjet mbush 30 vjet nga interpretimi i parë, dhe këngën “Future” nga albumi që do të qarkullojë në qershor, Madona e magjepsi publikun dhe teleshikuesit, megjithëse pati momewnte që vokali i saj la për të dëshiruar....

Pas fitores së Holandës, edicioni i ardhshëm, Eurovision 2010, pritet të zhvillohet në Amsterdam.

Ndaje me miqte