Eurogrupi: marrëveshja për borxhin grek, në qershor
Tribuna TV
25 Maj 2018
Ministrat e financave të Eurozonës janë angazhuar që të kenë një marrëveshje totale për borxhin grek bashkë me finalizimin e vlerësimit të fundit të programit grek, në Eurogrupin e 21 qershorit. Kështu bënë të ditur burime nga ministria greke e financave pas përfundimit të takimit të së enjtes në Bruksel.
Sipas të njëjtave burime, Eurogrupi, pasi përshëndeti marrëveshjen teknike e fokusoi vëmendjen në lehtësimin e borxhit që përbën hallkën e fundit të rëndësishme për finalizimin e programit. Në këtë kuadër, Eurogrupi i ngarkoi përfaqësuesit e institucioneve që të hartojnë një studim të riaktualizuar fizibiliteti për borxhin grek që do të përbëjë bazën për formulimin përfundimtar të masave të lehtësimit. Eurogrupi gjithashtu angazhohet që të ketë një marrëveshje tërësore për borxhin, njëkohësisht me finalizimin e vlerësimit të fundit të programit grek, në 21 qershor.
Ndaje me miqte