Erdogan: Të paktën 912 të vdekur si pasojë e tërmetitÂ
TV TRIBUNA
06 Shkurt 2023
Të paktën 912 persona kanë vdekur në Turqi si pasojë e tërmetit në rajonin kufitar turko-sirian, tha sot presidenti Recep Tayyip Erdogan duke e çuar numrin e përgjithshëm në të dy vendet në mbi 1 200.
Lëkundjet e tërmetit me magnitudë 7,8 ballë Rihter goditën Turqinë Juglindore dhe Sirinë Verilindore sot në mëngjes.
Raportet vijnë ende për viktima nga zonat e kontrolluara nga qeveria dhe rebelët në Siri.
Shumë vende kanë ofruar ndihmë ndërsa numri i të vdekurve rritet dhe shkalla e dëmit po bëhet më e qartë.
”Mëngjesin e sotëm na ka tronditur katastrofa më e madhe që nga tërmeti i vitit 1939 në Erzincan. Institucionet shtetërore me të gjitha shërbimet janë mobilizuar në rajonin e prekur nga tërmeti. Nga tërmeti kanë humbur jetën 912 persona ndërsa 5 385 janë plagosur”, deklaroi ai.
”Deri më tani nga rrënojat janë shpëtuar 2 470 persona, ndërsa numri i ndërtesave të rrënuara ka shkuar në 2 818. NATO, BE dhe 45 vende kanë ofruar ndihmë për Turqinë”, theksoi ai.
Ndaje me miqte