Dombrovskis: Greqia po u rikthehet tregjeve dhe rritjes ekonomike
Tribuna TV
28 Janar 2019
Greqia i është rikthyer rritjes, deklaroi zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Valdis Dombrovskis.
Ai theksoi se “Greqia, gjatë tre programeve ndihmëse të njëpasnjëshme, ka zbatuar një axhendë madhore reformash duke realizuar reforma që forcojnë konkurrueshmërinë dhe themelet e ekonomisë greke, që tani po rritet”.
Dombrovskis që është gjithashtu komisioneri europian i ngarkuar me Euron, Stabilitetin Financiar, Shërbimet Fiskale dhe Unionin e Tregjeve të Kapitalit, deklaroi se “gjërat po shkojnë mirë në aspektin fiskal, ku Greqia ka arritur objektivat e saj të vitit 2008 dhe pritet të bëjë të njëjtën për këtë vit”.
Ai tha gjithashtu se ”tendenca është e qartë se Greqia po i rikthehet tregjeve, por paralajmëroi se kthimi i saj pasi kishte qenë e përjashtuar nga tregjet për nëntë vite është një detyrë shumë delikate që nuk lë shumë hapësira as për manovra as për gabime”.
Ndaje me miqte