0030 210 33 18 483

Dokumentacioni i përgjithshëm për të gjitha llojet e lejeve të qëndrimit

TV TRIBUNA 30 Maj 2019

Mjaft prej shikuesve tanë na shkruajnë apo na telefonojnë për të pyetur se si procedohet për rinovimin e lejes së qëndrimit.

Zakonisht, kjo ndodh kur ata ndodhen në prag të rinovimit.

Televizioni Tribuna po publikon një informacion të thjeshtuar për gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe procedurën se si veprohet.

Kujtojmë se, sipas ligjit, të interesuarit duhet të aplikojnë për rinovimin dy muaj para skadimit të lejes.

Fillimisht, duhet të drejtohen në zyrat e shërbimit të shtetasve të huaj dhe emigracionit, në periferinë e vendbanimit dhe të mbyllin takim.

Në datën e caktuar për takim, duhet të kenë me vete gjithë dokumentacionin që kërkohet dhe sidomos, mos të harrojnë të kenë mete edhe pasaportën e vlefshme.

 

DHËNIA E LEJES FILLESTARE TË QËNDRIMIT

 - Formulari i aplikimit

 - Katër (4) fotografi të kohëve të fundit me ngjyra në trajtë fizike, parametrat teknikë të të cilave janë të njëjta me ato të pasaportave, si dhe në trajtë digjitale të ruajtura në CD në format JPEG2000.

 - Një kopje të vërtetuar të pasaportës apo një dokumenti udhëtimi të vlefshëm të njohur nga autoritetet greke, ku te ketë, kur është e nevojshme, vizë të vlefshme.

 - Tarifa 16 euro për printimin e lejes së qëndrimit biometrike.

 - Tarifa në formën e taksës elektronike (paravolo) kur është e nevojshme dhe sipas tipit të lejes së qëndrimit. Përjashtohen nga pagesa e tarifës, fëmijët e mitur (nën 18 vjeç).

- vërtetim se ka paraqitur kërkesë në entin e sigurimeve shoqërore të vendbanimit për mbulimin e shpenzimeve spitalore, mjekësore dhe aksidenti ose kontratë sigurimi me një firmë private, aty ku kjo lejohet nga ligji.

 

RINOVIMI I LEJES SË QËNDRIMIT

 - Formulari i aplikimit

 - Katër (4) fotografi të kohëve të fundit me ngjyra në trajtë fizike, parametrat teknikë të të cilave janë të njëjta me ato të pasaportave, si dhe në trajtë digjitale të ruajtura në CD në format JPEG2000.

 - Një kopje të vërtetuar të pasaportës apo një dokumenti udhëtimi të vlefshëm të njohur nga autoritetet greke, ku te ketë, kur është e nevojshme, vizë të vlefshme.

 - Tarifa 16 euro për printimin e lejes së qëndrimit biometrike.

 - Tarifa në formën e taksës elektronike (paravolo) kur është e nevojshme dhe sipas tipit të lejes së qëndrimit.

- Vërtetim se ka paraqitur kërkesë në entin e sigurimeve shoqërore të vendbanimit për mbulimin e shpenzimeve spitalore, mjekësore dhe aksidenti ose kontratë sigurimi me një firmë private, aty ku kjo lejohet nga ligji.

 - Fotokopje e të gjitha faqeve të dokumentit të udhëtimit për periudhën e vlefshmërisë së lejes së fundit të qëndrimit, para rinovimit nëse ekziston.

Ndaje me miqte