Divorcet. Çfarë bëhet me fëmijtë, pasurinë, lejen e qëndrimit
Dedes & Associates "?? Law Firm
15 Prill 2019
Në një shtet të lirë si Greqia të gjithë kanë të drejtë të bëjnë vetë zgjidhjet për jetën e tyre. Ligjet e shtetit Grek kanë të njëjtat rregulla për te gjithë shtetasit që banojnë në Greqi, fryma e tyre përputhet me nevojat e njerëzve me qëllimin e një jetese më të mirë. Këtë mund ta vërtetojmë dhe tek ‘divorci’, sepse të gjithë më në fund gjejnë të drejtën e tyre.
Zyra jonë “Dedes and Associates” merr përsipër divorce të shumëllojshme, që prej shumë vitesh dhe mund të themi me bindje që të gjithë klientët kanë mbetur të kënaqur.
Ekzistojnë dy mënyra që dikush të mundë të divorcohet.
Divorci konsensual:
Te divorci konsensual të dy partnerët janë dakord për ndarjen dhe janë marrë vesh për çdo detaj. Për ndarjen e pasurisë, për fëmijët etj., etj. Në këte rast gjithçka është më e thjeshtë, mjafton një avokat të merret me këtë çështje dhe te nxjerrë divorcin.
Kategoria e dytë është që njeri nga të dy partnerët dëshiron ndarjen për arsye dhune, largimi të bashkëshortit/es, ose arsye te tjera.
Nëse bashkëshorti/ja juaj jeton larg jush rreth 2 vjet mund të drejtohet te një avokat dhe divorci del shumë shpejt sipas legjislacionit Grek.
Po më fëmijët çfarë bëhet?
Pasi të dalë divorci zyra jonë e avokatisë merret dhe me çështjen e kujdestarisë së fëmijës, që të mos humbisni asnjë të drejtë mbi fëmijën tuaj.
- Ndarja e përgjegjësve ose kujdestarinë e fëmijës për njerin prej prindërve
- Ndarja e përgjegjësve ose kujdestarinë e fëmijës për të dy prindërit
- Ndarja e përgjegjësve ose kujdestarinë e fëmijës për një person tjetër të tretë
Çfarë bëhet me pasurinë në rast divorci?
Çdo partner ka të drejtë të barabartë të pasurive, çdo gjë që kanë pasur të dy në përdorim p.sh. makinë, shtëpi, motor, mobiljet, çdo gjë ndahet në mënyrë të barabartë. Kështu që të jeni të sigurt që do të merrni pjesën që ju takon, mos ngurroni të drejtoheni tek një avokat që të merret me çështjen tuaj dhe sipas ligjeve të kërkojë të drejtën tuaj.
Akoma dhe për pasurinë që partnerët kanë pasur para martesës ose dhe pas martesës merret parasysh. Dhe normalisht partneri që do të ketë dhe kujdestarinë e fëmijës ka një avantazh më shumë.
Në shumë raste, një nga partnerët kërkon pasurinë e vet, gjërat që ai ka blerë vetë ose janë në emrin e tij. Dhe partneri refuzon dhe kërkon që të bëhet një gjyq dhe gjykata të vendosë për ndarjen e pasurisë. Në këtë rast duhet të drejtoheni te një avokat që të mbyllet çështja me sa më pak shpenzime.
E dini që edhe pas divorcit keni të drejtën e lejes së qëndrimit?
Zyra jonë e avokatisë merr përsipër raste te tilla. Mundet pasi t’i keni dërguar çdo dokument tuajin këtu, te një nga avokatet tanë, të merret ai me çështjen tuaj edhe t’ju sigurojë marrjen e lejes së qëndrimit dhe pas divorcit.
Për partnerët e një shtetasi grek që kanë pasur leje qëndrimi me bashkim familjar, ne mund të rinovojmë sërish lejen tuaj të qëndrimit. Por me një kusht: duhet të keni të paktën 3 vjet të martuar. Në rast se keni fëmijë me shtetasin grek, leja e qëndrimit del më shpejt, pavarësisht nga vitet e martesës.
Çdo çështje që na ngarkohet nga klientët tanë, zgjidhet në mënyrën më praktike dhe efikase.
Për çdo informacion mund të shikoni faqen tonë në rrjetet sociale:
http://www.dedeslaw.gr/
https://www.facebook.com/dedeslawfirm
https://twitter.com/dedeslawgr
Dedes & Associates – Law Firm
Numra kontakti: +30 2103621415 (çdo ditë të javës, ora 9:00 -18:00.
Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë
Ndaje me miqte