Një autobus i linjës Athinë Tiranë është përfshirë nga flakët, në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Ngjarja ndodhi para agjencisë ku ishte parkuar autobusi, në zonën Metaksurgjio.
Në vendngjarje shkuan 6 zjarrfikës me dy mjete që arritën ta vinin zjarrin nën kontroll pas rreth një ore.
Zjarri nisi në pjesën e mbrapme dhe u shtri në brendësi, duke e shkatërruar krejt autobusin.
Mjeti i përket firmës Komata Tours që kryen transport pasagjerësh drejt Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit.
Nga provat e para policia dyshon se behet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.
Punonjës të firmës me të cilët kontaktoi TV Klan thanë se nuk dinë që pronari të ketë pasur ndonjë konflikt.