Detyrimet ndaj shtetit, si t"??i shlyeni me 120 këste
TV TRIBUNA
10 Shtator 2019
Këstet e shumta dhe zhbllokimi i llogarive bankare i ka nxitur bizneset që kanë detyrime ndaj shtetit, të përfshihen në rregullimin favorizues të 120 kësteve.
Sipas burimeve të shtypit, brenda një jave që nga funksionimi i platformës, në këtë rregullim janë përfshirë 318.101 persona fizikë dhe përllogaritet që deri në fund të muajit (kur mbaron afati), numri i përgjithshëm të ketë arritur në 500.000.
Sipas një zyrtari të ministrisë së Financave, mundësia e rregullimit me këste është një lehtësim i rëndësishëm për bizneset që kanë detyrime ndaj shtetit dhe që mund t’i shlyejnë këto detyrime deri me 120 këste, duke paguar çdo muaj një këst prej të paktën 20 euro, në varësi të shumës së detyrimit.
Sipas mediave, kjo masë e përmirësuar nga qeveria e re, është një shans i artë për familjet dhe bizneset që duan të mbyllin “hesapet e hapura” me shtetin. Kjo ofron mundësinë e shlyerjes me këste shumë të vogla dhe afatgjata, pezullimin e konfiskimit të depozitave dhe pasurisë, zhbllokimin e llogarive bankare, një reduktim të rëndësishëm të kamatave dhe penaliteteve, por edhe mundësinë që të përfshihen edhe detyrimet që rezultojnë brenda vitit 2019.
Në rregullimin e ri mund të përfshihen detyrime të vërtetuara që u ka mbaruar afati deri më 31 dhjetor 2018, ndërsa fillimisht u ulet menjëherë 10% e kamatës.
- Deri në 120 këste për personat fizikë, personat juridikë dhe subjektet me karakter jofitimprurës, si dhe personat juridikë me karakter fitimprurës, kur shumë e detyrimit është deri në 1.000.000 euro.
- Deri në 36 këste mujore për persona juridikë apo subjekte me karakter fitimprurës, kur shuma e detyrimit është mbi 1.000.000 euro.
Kur ke të ardhura vjetore deri 10.000 euro
Për debitorët që janë persona fizikë, me të ardhura të tatueshme në vitin 2017 deri 10.000 euro, ofrohet mundësia e shlyerjes me 120 këste, me kusht që kësti minimal që duhet paguar çdo muaj nuk mund të jetë më pak se 20 euro.
Për debitorët me të ardhura vjetore mbi 10.000 euro, numri i kësteve përllogaritet me koeficient progresiv, me qëllim që të përcaktohet mundësia e shlyerjes dhe numri i kësteve në varësi të shumës së detyrimit.
Parashikohet ulja e koeficientit, në varësi të numrit të fëmijve.
Vihet në dukje që për t’u përfshirë në këtë proces, është e domosdoshme të paraqiten deklaratat tatimore të pesë viteve të fundit, deri në 2017.
Ndaje me miqte