Departamenti Amerikan i Shtetit (IDASH), ka përshëndetur lirimin e dy ushtarakëve grekë që mbaheshin në burgun turk të Edrinesë.
Zëdhënësja e DASH, Heather Nauert, ka përgëzuar gjithashtu popullin grek dhe ministrinë e jashtme.
“Përshëndesim lajmin për kthimin e shumëpritur në shtëpi të dy ushtarakëve grekë, Dimitris Kuklatzis dhe Agelos Mitretodi. Përgëzime popullit grek dhe ministrisë së jashtme të Greqisë”, shkruan zëdhënësja Nauert në rrjetin social Twitter.