Tre personat që pretendohet se ishin "sherifët" dhe që mbyllën 13 emigrantë në një rimorkio kamioni, duke filmuar veprimet e tyre dhe pastaj i postuan në rrjetet sociale, do të dërgohen në burg.
Vendimi për paraburgim i 45-vjeçarit shqiptar dhe dy grekëve të tjerë të akuzuar për vepra penale u mor mesditën e së premtes nga Këshilli Gjyqësor i Plimelliodiki Alexandroupolis.
Pas dëshmisë së tyre, pati një mosmarrëveshje mes hetuesit dhe prokurorit. Si rezultat, vendimi për paraburgim u zëvendësua me arrest shtëpiak. Në mëngjesin e së premtes, Këshilli Gjyqësor, që kishte tre anëtarë, vendosi që të tre të akuzuarit të dërgoheshin në burg.
Të tre personat e arrestuar akuzohen për vjedhje të përsëritura, inkurajim të krimeve të dhunshme dhe shfaqje të vazhdueshme të fyerjes raciale.
Vlen të theksohet se fillimisht, 4 dhe më pas 9 emigrantë të tjerë që ishin akuzuar për tentativë zjarrvënësie në Evros u lanë të lirë, duke hedhur poshtë pretendimet e "sherifëve" të vetëdeklaruar.
Në të njëjtën kohë, Gjykata e Lartë dha urdhër të dyfishtë, si për Prokurorinë e Shkallës së Parë në Athinë, ashtu edhe për Prokurorinë e Aleksandroupolis, në lidhje me aktet e dhunës raciste që manifestohen përmes internetit ose në formën e masakrave kundër refugjatëve dhe emigrantëve, duke marrë parasysh ngjarjet e tmerrshme në Evros.