COVID-19, mbyllen dy qendra shërbimi të emigrantëve
Tribuna TV
29 Shtator 2020
COVID-19 ka goditur edhe qendrat e shërbimit të emigrantëve.
Në një prej tyre janë konfirmuar disa raste të reja ndër punonjësit.
Bëhet fjalë për qendrën e shërbimit të emigrantëve B Athinë, në rrugën Petru Rali dhe Salamina.
Lajmin e ka bërë të ditur për TV Tribuna bashkëpunëtori ynë Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor në qendrën e shërbimit A Athinë.
Zoti Malaj ka shtuar se dy qendrat e shërbimit në Petru Rali, A dhe B, nuk do të funksionojnë të mërkurën, të enjten dhe të premten.
Dhe kjo pasi gjithë punonjësit i janë nënshtruar testit dhe po priten përgjigjet.
Zoti Malaj ka apeluar edhe një herë ndaj qytetarëve që kur të shkojnë në qendrat e shërbimit, të mbajnë maskë mbrojtëse edhe në ambientet e jashtme.
Ndaje me miqte