0030 210 33 18 483

Cila është modelja më e moshuar në botë?

ATSH 08 Prill 2024

LONDËR, 8 prill /ATSH/ – Quhet Daphne Selfe dhe në moshën 95-vjeçare është zyrtarisht modelja më e moshuar në botë, shkruan il messaggero.it.

 

Flokë të gjatë të bardhë, buzëqeshje dhe humor të mirë, ajo (ri)nisi modelingun në moshën 70-vjeçare dhe që atëherë është ndër modelet më jetëgjatë në biznesin e modës.

 

E lindur në vitin 1928 në Londër, Daphne bëri debutimin e saj në pasarela në moshën 21-vjeçare thuajse rastësisht, me një konkurs për fytyrën e re të kopertinës së një reviste lokale.

 

Më pas, karriera e saj u ndal për shkak të zgjedhjes për t’iu përkushtuar bashkëshortit dhe tre fëmijëve.

 

Në vitin 1998, pas vdekjes së Jim Smith, bashkëshortit të saj producent, ajo u kthye në pasarela në Londër.

 

Prej andej kopertinat dhe reklamat nuk u ndalën kurrë, nga ”Vogue” te ”Dolce&Gabbana”.

 

Një gotë shampanjë, brokoli dhe kujdes për lëkurën pa kremra të shtrenjtë, i domosdoshmi i saj është në fakt kremi Nivea, siç ka treguar në një intervistë të fundit.

 

Gjithashtu nuk mungon vitamina D dhe një jetë shoqërore plot miq.

Ndaje me miqte