0030 210 33 18 483

Centeno: Objektivi ynë kryesor: Greqia të ketë një dalje të suksesshme

Tribuna TV 25 Maj 2018

"Eurogrupi i qershorit do të marrë gjithë vendimet e domosdoshme që do të garantojnë daljen e suksesshme të Greqisë nga programi”. Kështu deklaroi presidenti i Eurogrupit, Mario Centeno, pas përfundimit të takimit të ministrave të financave të eurozonës, të enjten në mbrëmje në Bruksel

“Për Greqinë lajmet janë shumë të mira”, tha Centeno, duke shtuar që kur ekziston besimi reciprok, atëherë arrijmë në kompromise.

Për çështjen e borxhit, kreu i Eurogrupit tha se ministrat e financave të eurozonës shkëmbyen mendime për paketën e masave lehtësuese qo do të zbatohet pas finalizimit të programit dhe shtoi se konsultimet do të vazhdojnë në nivel teknik.

Nga ana e vet, kreu i mekanizmit Europian të Stabilitetit (ESM), Klaus Regling, vuri në dukje se arritja e marrëveshjes teknike i hap rrugën disbursimit të këstit të fundit të kredisë për Greqinë, në kuadër të programit të shpëtimit.
 

Ndaje me miqte