Celine Dion anulon koncertet
ATSH
05 Nentor 2021
MONTREAL /ATSH-ANSA/ – E kam zemrën e thyer, deklaroi Celine Dion në rrjetet sociale për shkak të problemeve të saj shëndetësore në prag të shfaqjeve nga 5 deri më 20 nëntor 2021 dhe nga 19 janari deri më 5 shkurt 2022 në Las Vegas.
Këngëtarja 53-vjeçare u detyrua gjithashtu të riplanifikonte turneun e saj botëror, që do të nisë në mars 2022.
Artistja ka pasur spazma të rënda dhe të vazhdueshme të muskujve që e pengojnë atë të performojë.
Ekipi i saj mjekësor vazhdon ta vlerësojë dhe trajtojë performance fizike të këngëtares.
“Më thyhet zemra nga e gjithë kjo. Ekipi im dhe unë kemi punuar në shfaqjen tonë të re për tetë muajt e fundit dhe pamundësia për të performuar këtë nëntor më trishton në një mënyrë të papërshkrueshme. Tani më duhet të përqendrohem. Dua ta kapërcej këtë sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Celine.
Revista ”Here” intervistoi një të afërm të këngëtares, sipas të cilit sëmundja është më e rëndë se sa pritej dhe se artistja ka “dhimbje në këmbë që e paralizojnë. Është shumë e dobët dhe mund të duhet të ndalojë për disa muaj apo edhe një vit”.
Ndaje me miqte