Brukseli hap dritën jeshile: 3,6 miliardë euro financime për Greqinë
Tribuna TV
28 Shkurt 2022
Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht të hënën kërkesën e Greqisë për disbursimin e 3,6 miliardë eurove në kuadër të Fondit të Rimëkëmbjes (Next Generation EU).
E gjithë shuma ka të bëjë me 1,7 miliardë për subvencionime dhe 1,9 ,iliardë për kredi, në kuadër të mekanizmit të Rimëkëmbjes dhe rezistencës.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi:
“Greqia është e gatshme të marrë pagesën e parë nga NextGenerationEU.
Sapo vendet anëtare të japin “dritën jeshile”, do të disbrusojmë 3,6 miliardë euro për Greqinë.
Vendi ka shënuar progres të mirë në zbatimin e planit të rimëkëmbjes, përmes reformave, rregullimin e tregut të punës dhe zbatimin e kuadrit të lehtësimit kreditor.
Do të vazhdojmë të mbështesim Greqinë në rrugën ambicioze të rimëkëmbjes”.
Ndaje me miqte