0030 210 33 18 483

Brukseli: Ekonomia greke rimëkëmbet më shpejt nga ç"??pritej

TV TRIBUNA 22 Shtator 2021

Komisioni Europian vëren se ekonomia greke po rimëkëmbet më shpejt nga sa parashikohej.

Në raportin e 11-të të vlerësimit, KE përshëndet progresin në një sërë reformash, por nënvizon se kërkohen ritme më të shpejta në disa sektorë jetikë.

Komisioni Europian vlerëson se GDP-ja e Greqisë do të rritet me 4,3% sivjet që të shkojë tek 6% në vitin 2022. Kjo falë impaktit pozitiv të planit kombëtar të rimëkëmbjes, por edhe masave të fuqishme mbështetëse që u morën për përballimin e pandemisë.

Raporti thekson se Greqia ka hedhur bazat për të dalë më rezistente nga kriza e pandemisë dhe shton se reformat po avancojnë me ritme të kënaqshme në një sërë sektorësh.

Ndërkaq, nuk mungojnë edhe vërejtjet për vonesat, kryesisht në shlyerjen e detyrimeve të shtetit, apo “kreditë e këqija”.

“Plani i rimëkëmbjes dhe rezistencës do të luajë rol primar që Greqia të dalë më e fortë nga pandemia e Covid 19.

Plani grek ishte nga të parët që u miratuan zyrtarisht në 13 korrik nga Këshilli dhe Greqia mori një paradhënie prej 3,96 miliardë euro”, vë në dukje raporti.

Ndërkaq, guvernatori i Bankës së Greqisë, Janis Stournaras, paraqitet më optimist për ecurinë e ekonomisë greke.

Në një intervistë për agjencinë Politico, Stournaras parashikon se rritja e GDP-së në 2021 do të kalojë 6 për qindshin.

Stournaras shton se në fund të vitit produkti i përgjithshëm kombëtar do të jetë në nivele më të larta nga sa ishte në fillim të pandemisë.

Guvernatori i bankës së Greqisë gjithashtu vlerëson se vendi do të mbajë ritme të larta zhvillimi ekonomik, të nivelit 3,5% në vit, për dhjetë vitet e ardhshme.

Ndaje me miqte