Britani e Madhe, borxhi kombëtar shënon rekord historik
ATSH
27 Shtator 2020
Qeveria britanike huazoi gati 36 miliardë stërlina (46 miliardë dollarë) në gusht, duke e shtyrë borxhin kombëtar të BM-së deri në një rekord prej 2, 024 trilionë stërlina, sipas statistikave zyrtare.
Kjo është shifra më e lartë që kur nisën regjistrat në Zyrën e Statistikave Kombëtare, në vitin 1993 dhe është më e lartë edhe se e gjithë shuma e huazuar gjatë krizës financiare globale.
Megjithatë, huamarrja e qeverisë në gusht ishte 8 miliardë stërlina më pak se parashikimi i Zyrës për Përgjegjësinë e Buxhetit (OBR) në fillim të vitit.
OBR ka parashikuar se huamarrja për vitin financiar, që përfundon në mars 2021, mund të jetë deri në 400 miliardë stërlina.
Ndaje me miqte