Boris Johnson, nën presion pas largimit nga COP26 me avion privat
ATSH
05 Nentor 2021
LONDËR /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson thuhet se iku nga samiti i klimës, COP26, në Skoci, me një avion privat për të marrë pjesë në një darkë me ish-redaktorin e ”Daily Telegraph”, Charles Moore.
”Daily Mirror” pretendon se kryeministri u largua nga konferenca në Glasgou në orën 18:20 dhe mbërriti në London Stansted në orën 19:16, përpara se të shkonte në klubin privat ”Garrick” vetëm për një darkë me ish-gazetarët e ”Telegraph”.
Largimi i Johnson u kritikua si “hipokrizi shqetësuese” nga kreu i Partisë Laburiste, Anneliese Dodds, pasi kryeministri hapi samitin duke iu lutur delegatëve të ndalonin “mbulimin e Tokës nën një batanije të padukshme me CO2”.
Dodds tha se “kjo është hipokrizi e pabesueshme nga ana e kryeministrit, pasi paralajmëroi liderët botërorë se duhet parandaluar katastrofën klimatike”.
“Duket se kur bëhet fjalë për marrjen e masave për të trajtuar krizën klimatike, ekziston një rregull për konservatorët dhe një rregull tjetër për pjesën tjetër të botës”, theksoi Dodds.
Ndaje me miqte