Zjarrfikësit kanë kurorëzuar me sukses operacionin për shpëtimin e një gruaje që kishte rënë në shinat e metrosë në stacionin Sygru-Fiks, në Athinë.
Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur u rrëzua në rrethana të paqarta, mbi shinat e trenit.
Në vendngjarje shkoi me shpejtësi një ekip prej 6 zjarrfikësish që arriti ta nxirrte në kohë.
Me një autoambulancë gruaja u dërgua në spital.