Belgjika, lista pa Nainggolan, por me Januzajn
Tribuna TV
22 Maj 2018
Traineri spanjoll i belgjianëve, Roberto Martinez, ka insistuar që të mos përfshijë as në listën paraprake Radja Nainggolanin e Romës. Të dy ata nuk patën kurrë një marrëdhënie normale, edhe pse Nainggolan do të bënte shumë për Belgjikën në mesfushë. Por dy dëmtimet në miqësoret me Japoninë dhe Meksikën duket se ishin fatale. Nainggolan nuk pati kohën e duhur që ta bindte Martinezin se ia kishte nevojën, kështu që mbeti jashtë dhe shpalli largimin përfundimtar nga kombëtarja belge.
Gjithsesi, lista përfundimtare do të shpallet më 6 qershor.
Belgjika ndodhet në të njëjtin grup me Anglinë, Panamanë dhe Tunizinë.
Portierë: Thibaut Courtois (Chelsea), Simon Mignolet (Liverpool), Koen Casteels (Wolfsburg), Matz Sels (Newcastle United).
Mbrojtës: Toby Alderweireld (Tottenham Hotspur), Dedryck Boyata (Celtic), Laurent Ciman (LAFC), Leander Dendoncker (Anderlecht), Christian Kabasele (Watford), Vincent Kompany (Manchester City), Jordan Lukaku (Lazio), Thomas Meunier (Paris Saint-Germain), Thomas Vermaelen (Barcelona), Jan Vertonghen (Tottenham Hotspur).
Mesfushorë: Yannick Carrasco (Dalian Yifang), Nacer Chadli (West Bromwich Albion), Kevin De Bruyne (Manchester City), Mousa Dembele (Tottenham Hotspur), Marouane Fellaini (Manchester United), Adnan Januzaj (Real Sociedad), Youri Tielemans (Monaco), Axel Witsel (Tianjin Quanjian).
Sulmues: Michy Batshuayi (Chelsea), Christian Benteke (Crystal Palace), Eden Hazard (Chelsea), Thorgan Hazard (Borussia Monchengladbach), Romelu Lukaku (Manchester United), Dries Mertens (Napoli).
Ndaje me miqte