0030 210 33 18 483

Bayern kërkon Griezmann-in "me çdo çmim"?

Tribuna TV 21 Gusht 2018

Drejtuesit e Bayern Mynihut janë të vendosur që të inkuadrojnë në ekip “yllin e madh” në prag të sezonit 2018-2019. Kështu vë në dukje gazeta më e madhe gjermane, Bild, duke vënë në dukje se Robben dhe Ribery janë faktikisht në moshë shumë të madhe.

Sipas Bild, objektivi kryesor i bavarezëve është Antoine Griezmann, për të cilin gjykojnë se është lojtari më i mirë në Europë aktualisht.

Në rast se nuk arrijnë të marrin sulmuesin francez të Atletiko Madridit, zgjidhja alternative do të ishte argjentinasi i Juventusit, Paolo Dybala.

Me rinovimin e kontratës këtë verë, klauzola e Griezmanit është bërë 200 milionë euro. Sipas gazetës Bild, Bayern nuk përjashtohet që ta paguajë këtë shumë të lartë.

Ndaje me miqte