Bashkohen shqiptarët në Lisbonë! Gati për të rrëmbyer fitoren
Tribuna TV
12 Maj 2018
Eugent Bushpepa, Ermal Meta dhe Eleni Foureira janë bashkuar për të treguar simbolin e shqiptarëve në mes të Lisbonës.
Edhe pse përfaqësojnë shtete të ndryshme në Eurovision, ata kanë treguar se mbështesin njëri-tjetrin.
Të buzëqeshur dhe të lumtur, të tre po përgatiten për natën e madhe të 12 majit, ku do shpallet triumfuesi i Eurovision.
Fotografia, e shpërndarë në faqen zyrtare të Ermal Metës në Facebook është bërë virale dhe të gjithë po thonë se “Shqipëria është gati për fitore!”.
Nuk na mbetet gjë tjetër vecse të presim finalen për të parë nëse njëri prej tyre do arrijë të rrëmbejë çmimin e madh.
Ndaje me miqte