Banka e Greqisë: Rritje e depozitave në muajin prill
Tribuna TV
29 Maj 2018
Depozitat e biznesit dhe ato familjare kanë paraqitur një rritje prej 866 milionë euro gjatë muajit prill, duke arritur në total në 126,9 miliardë euro, kundrejt 126,01 që ishin një muaj më parë.
Sipas bankës së Greqisë, depozitat e bizneseve jofinanciare u rritën me 120 milionë euro, kundrejt rritjes me 653 milionë muajin e mëparshëm. Ndërsa depozitat e kompanive të sigurimeve dhe institucioneve financiare u rritën me 746 milionë euro në prill 2018, kundrejt uljes me 502 milionë euro në muajin mars.
Nga ana tjetër, depozitat familjare u rritën me vetëm 4 milionë euro, kundrejt rritjes me 992 milionë në muajin mars.
Ndaje me miqte