Nuk duhet kurrë të lejojmë që Europa të bëhet kështjellë, sepse kjo do të na izolonte, ka deklaruar komisioneri për çështjet e brendshme, emigracionin dhe nënshtetësinë, Dimitris Avramopulos, në një intervistë për gazetën gjermane Agsburger Allgemeine.
Avramopulos ka shtuar se synimi duhet të jetë reduktimi i migracionit klandestin dhe luftimi i trafikantëve.
“Solidariteti dhe përgjegjshmëria nuk janë vetëm fjalë të bukura. Janë parimet mbi të cilat u ndërtua Bashkimi Europian dhe të cilat përbëjnë këtë union”, ka theksuar komisioneri grek.
I pyetur mbi mendimin që të krijohen qendra tranzitimi apo pritjeje në vende të treta, në Afrikë apo Ballkan dhe nëse kjo është një “zgjidhje humane”, Avramopulos përgjigjet:
“Më lejoni që të jem shumë i qartë: Nuk do të jeni burgje të tipit Guandanamo. Kjo ndalohet nga historia dhe qytetërimi ynë. Ajo që po diskutohet aktualisht është mundësia që të transportohen refugjatët e shpëtuar-nga deti- edhe në vende jashtë BE-së. Ata që meritojnë mbrojtje do të mundej pastaj të kalonin në Europë. Gjithë ata që nuk nevojiten mbrojtje do të kthehen në vendet e tyre të origjinës”.