Shtrëngatat e breshërit që u shënuan pasditen e të hënës në Athinë do të përsëriten gjatë orëve të ardhshme, njoftoi në mbrëmje shërbimi meteorologjik.
Më vonë gjatë natës, fenomenet do të dobësohen.
Të martën, moti i keq do të lokalizohet fillimisht në pjesët lindore dhe jugore të Greqisë, ndërsa gjatë ditës do të kufizohen në rajonin e Epirit.
Të mërkurën, shira dhe shtrëngata shiu do të ketë me intensitet në Greqinë qendrore dhe juglindore.