E mërkura e ardhshme, 28 nëntor do të jetë një ditë mjaft e vështirë për cilindo që zakonisht qarkullon me mjetet e transportit publik.
Sindikatat përkatëse kanë shpallur grevë për atë ditë.
Metroja dhe treni elektrik (ISAP) nuk do të funksionojnë gjatë gjithë 24 orëshit.
Autobusat urbanë dhe trolejbusat do të punojnë në intervalin nga ora 09,00 – 21,00. Kjo do të thotë se lëvizja e tyre do të normalizohet rreth orës 10,00 paradite, ndërsa nga ora 20,00 e mbrëmjes, gradualisht mjetet do të ndërpresin punën.