Arrestohet në Kakavijë një 56-vjeçar i shpallur në kërkim
Tribuna News
18 Gusht 2024
Një 56-vjeçar është arrestuar në doganën e Kakavijës, në dalje të Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim. Ai ishte dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.
Sipas policisë, pas verifikimeve të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacionit me DVP Tiranë, Policia Kufitare kapën P. P., 56 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Tiranës kishte vendosur dënimin më 17 mars 2021. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë.
Ndaje me miqte