Një shtetas grek është ndaluar nga policia helene dhe akuzohet për importim, transport dhe trafikim lëndësh narkotike.
60 vjeçari u ndalua në Mazi të Konicës, 10 km nga pika kufitare e Tre Urave.
Në portbagazhin dhe sedilet e automjetit të tij u gjetën 56 pako me kanabis, me peshë të përgjithshme 91,2 kilogramë.
Policia thotë se droga ishte sjellë nga Shqipëria.