Abdulrazak Gurnah fiton çmimin Nobel në Letërsi
ATSH
07 Tetor 2021
KOPENHAGË, 7 tetor /ATSH-DPA/ – Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2021 iu dha shkrimtarit tanzanian, Abdulrazak Gurnah “për depërtimin e tij të pakompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatëve”, njoftoi Akademia Suedeze.
Gurnah, i lindur në Zanzibar në 1948, jeton në Britaninë e Madhe, ku jep mësim në Universitetin e Kentit.
Puna e tij përfshin 10 romane, përfshirë “Parajsa”, e cila u përzgjodh si për çmimin ”Booker” ashtu edhe për çmimin ”Whitbread” në 1994.
Akademia e citoi “përkushtimin e tij ndaj së vërtetës”.
”Romanet e tij tërhiqen nga përshkrimet stereotipike dhe hapin shikimin tonë në një Afrikë Lindore të larmishme kulturore, të panjohur për shumë vende të tjera”, tha juria.
Ish-refugjati që rrëfen emigrimin
ROMË, 7 tetor /ATSH-ANSA/ – I ardhur si refugjat në Britaninë e Madhe, ku jeton edhe sot, në fund të viteve 1960, Çmimi Nobel për Letërsinë 2021, Abdulrazak Gurnah, 73 vjeç, është autor i dhjetë romaneve dhe i një serë tregimesh të shkurtra.
Veprat e tij ndërthuren nga çështja e refugjatëve dhe, në to, ai shtrembëron perspektivën koloniale për të nxjerrë në pah atë të popujve autoktonë.
I lindur në 1948 dhe i rritur në ishullin Zanzibar të Oqeanit Indian, Gurnah i përkiste grupit etnik të shtypur nën regjimin e presidentit Adeid Karume dhe pasi mbaroi shkollën u detyrua të linte familjen e tij dhe të largohej nga vendi, atëherë Republika e sapoformuar e Tanzanisë.
Ai ishte 18 vjeç.
Vetëm në 1984 ai pati mundësi që të kthehej në Zanzibar, ku pa sërish babanë e tij pak para vdekjes.
Gurnah ishte, deri në daljen e tij në pension, profesor i letërsisë angleze dhe postkoloniale në Universitetin e Kentit, në Kanterbëri, ku iu përkushtua kryesisht shkrimtarëve, si Wole Soyinka, NgÅ©gÄ© wa Thiong’o dhe Salman Rushdie.
Romanet e tij më të famshëm janë “Parajsa”, që u zgjodh si për çmimin Booker, ashtu edhe për atë Whitbread, “Desertion” dhe “By the Sea”, që u zgjodhën nga ana tjetër për Booker dhe Los Angeles Times Book Award.
Gurnah filloi të shkruajë në moshën 21 vjeçare, në mërgim dhe megjithëse suahilishtja ishte gjuha e tij e parë, anglishtja u bërë gjuha e tij letrare.
Ai debutoi në 1987 me “Memory of Departure”.
Ndaje me miqte