Ambasadori Robo: Deri tani, asnjë shqiptar i prekur nga tërmeti në Turqi
ATSH
07 Shkurt 2023
Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo deklaroi sot se deri tani nuk ka asnjë të dhënë për shqiptarë të prekur nga tërmeti i rënë në Turqi apo të mbetur nën rrënoja.
“Fatmirësisht nuk kemi informacione për shqiptarët të afektuar nga tërmeti. Një rast, i një familjeje shqiptare që u interesua për të afërmit e tyre që deri në orët e mesditës nuk kishin mundësi komunikimi, me ndërhyrjen e ambasadës mundësuam komunikimin. Ka pasur probleme me rrjetin e komunikimit, energjisë dhe ujit”, tha Robo në një prononcim për mediet.
Ambasadori Robo u shpreh se “prezenca e shqiptarëve në zonat e prekura është e limituar. Përfaqësues të komunitetit më kanë deklaruar se kanë përjetuar një tmerr të vërtetë, por fatmirësisht nuk ka pasur probleme. Gjithsesi jemi në lidhje me Ministrinë e Jashtme dhe Brendshme gjatë të gjithë kohës”.
Ndaje me miqte