Pas 47 vjetësh, Ambasada greke në Tiranë ka ndërruar selinë dhe është vendosur në një godinë të re.
Siç njofton zyra e shtypit e Ambasadës, selia e re ndodhet shumë afër të vjetrës. Adresa e re është: Rr. “Skënderbej”, nr. 88, KP.: 1023; Tiranë.
Sipas zyrës së shtypit, “Në ndërtesën e re moderne dhe funksionale janë vendosur të gjitha departamentet e Ambasadës (departamenti Politik, Zyra Konsullore, Zyra e Çështjeve Tregëtare dhe Ekonomike, Zyra e Atasheut të Mbrojtjes, Zyra e Shtypit dhe Komunikimit, Zyra e Ndërlidhësve Policorë).
Ndër përfitimet e transferimit janë përmirësimi i ambienteve të punës dhe i ofrimit të shërbimeve drejt publikut si dhe ulja e shpenzimeve funksionale të Ambasadës.
Numrat e kontaktit të Ambasadës mbeten të njëjtë. Funksionimi i centralit qendror telefonik do të rikuperohet në ditët në vijim, deri në atë moment mund të komunikoni me Ambasadën nëpërmjet email-ve”, thuhet në njoftimin e publikuar në profilin e ambasadës në Facebook, “Greqia ne Tiranë”.