17 njerëz kanë humbur jetën dhe 649 janë plagosur (14 prej të cilëve rëndë). Ky është bilanci tragjik i 612 aksidenteve automobilistike të ndodhura në Atikë gjatë muajit tetor 2019, sipas të dhënave që publikoi drejtoria e Policisë Rrugore.
Shkaqet kryesore të aksidenteve kanë të bëjnë me drejtimin e pakujdesshëm të mjetit, mosrespektimi i tabelave të sinjalistikës dhe i rregullave të qarkullimit nga këmbësorët, ndërsa mospërdorimi i skafandrës mbrojtëse nga drejtuesit dhe pasagjerët e motoçikletave solli, në shumë raste, plagosjen e rëndë të tyre.