Aeroporti i Vlorës, hapet së shpejti tenderi ndërkombëtar
ATSH
05 Nentor 2019
“Në javët e ardhshme do të hapim një tender ndërkombëtar për aeroportin e Vlorës dhe më vjen mirë që shumë grupe italiane kanë shprehur interes në këtë vazhdimësi të përbashkët”, – bëri të ditur Rama në Asamblenë e Shoqatës së Industrialistëve të Detit në Itali.
Aeroporti i Vlorës planifikohet të ndërtohet në zonën e Akërnisë, 20 kilometra larg qytetit të Vlorës, ndërsa mendohet të jetë 10 minuta larg autostradës Vlorë-Fier.
Ndaje me miqte