Aegean Airlines investon 5 miliardë dollarë për blerjen e 42 avionave Airbus
Tribuna TV
28 Mars 2018
Kompania ajrore Aegean Airlines ka avancuar në nënshkrimin e një kontrate paraprake me kolosin Airbus, për blerjen e 42 avionave të rinj tip A320neo, me vlerë totale 5 miliardë dollarë.
Gjatë një konference për shtyp, nënpresidenti i Aegean, Eftihios Vasilakis, theksoi se është fjala për investimin më të madh privat në Greqi dhe se marrëveshja përfundimtare do të nënshkruhet verën e sivjetme.
“Me investimin në avionat e teknologjisë së avancuar ripërtërijmë premtimin tonë për shërbime cilësore ndaj pasagjerëve tanë, forcojmë kompetivitetin, shumëfishojmë aftësitë dhe kualifikimin e njerëzve tanë, përmirësojmë dhe më shumë imazhin e vendit tonë”, tha Vasilakis.
Avionat e rinj ofrojnë mundësinë e shërbimeve të reja ndaj pasagjerëve, por edhe për shtrijren në destinacione dhe tregje të reja.
Në vitin 2017, flota e Aegean Airlines kishte 47 aviona jet të familjes A320 dhe 12 aviona turbopro.marrëveshja e tanishme përbën pjesë të një programi për shtimin dhe rinovimin e flotës së kompanisë, që pritet të finalizohet në periudhën 2010-2015.
Ndaje me miqte