Administrata greke boshatis xhepat e emigrantëve shqiptarë
Danel CANA
05 Nentor 2019
Eshtë jashtë çdo logjike, që edhe sot në shekullin XXI-të, të lejohen segmente të ndryshme të administratës shtetërore, të boshatisin pa shkak, xhepat e emigrantëve. Kjo tregon se emigranti shqiptar është ende i pa mbrojtur ligjërisht, i pa integruar, pa të drejta të plota.
Fjalët dhe fjalimet e qeveritarëve, nga të dyja anët, qoftë shqiptar apo grek për integrimin e emigrantëve si qytetar evropian, janë pallavra dhe fjalë boshe.
Sot pata radhën unë të bëja shpenzimet e kota, thjeshtë për tekat e një punonjësi të administratës së IKA-s.
Meqënëse kishte mbaruar leja e qëndrimit në qershor dhe sipas ligjeve në fuqi të shtetit grek, bëra rinovimin e lejes së qëndrimit. Automatikisht ishte ndërprerë siguracioni i shëndetit. Nuk e dija këtë, e zbulova para disa ditëve, kur shkova në IKA, të deklaroja ndërrimin e lejes së qëndrimit, ma komunikuan ndërprerjen e siguracionit të shëndetit. Meqënëse unë jam i pa punë, i deklaruar zyrtarisht për shumë vite, lëre që nuk më japin asnjë ndihmë sociale, por më ndërpresin edhe siguracionin e shëndetit, të cilin e përfitoj nga gruaja, e cila është në marrdhënie pune të përkohëshme.
Meqënëse e marr nga gruaja, duhej të vërtetoja se isha bashkë me të, nuk isha ndarë gjatë kësaj kohe që ndërrova lejen e qëndrimit...!
Për këtë arsye duhej të paraqisja një çertifikatë familjare, e cila të ishte jo më tepër se 6-muaj nga data e lëshimit. Kjo çertifikatë duhej të kishte vulën “APOSTILE” nga Shqipëria.
Duhej të shkoja në Shqipëri, ta merrja dhe të kthehesha. Shpenzimet në këtë rast, vetëm udhëtimi, ndëjtja një javë, a dhjet ditë, bashkë me çertifikatën shkojnë diku tek 400 euro, për mua, se po të jetë një emigrant nga Kreta a më larg akoma shpenzimet dhe koha janë shumë më tepër. Mbasi kthehem në Zakynthos, e paraqes çertifikatën në IKA, dhe punonjësja kërkon që ajo të jetë e përkthyer në greqishtë... Në këtë rast bëhesh kaçurrel... Po çfarë të bësh...!
Mundohem ta sqaroj se është e shkruar në 5 gjuhë, sipas ministrisë dhe qeverisë shqiptare.
E lexojmë dhe rilexojmë dhe punonjësja gjen... sebepin... se nuk shkruan greqisht, çfarë jeni ju...! Burrë e grua apo....!?
A ka ndonjë të mënçur t’ju thotë këtyre lloj punonjësve, të cilët flasin në emër të shtetit dhe ligjit grek? E gjithë kjo bëhet se janë lidhur me një zyrë gjoja (avokatie, për përkthime), të cilët nuk e kanë idenë e gjuhës shqipe, por thjesht marrin nga 20-40 euro, për çertifikatë dhe nga ato, (nën dorë bëhen shumë pazare!).
Ajo zyra bën një fletë tjetër gjoja greqisht, dhe po pati gabime, e mban ajo përgjegjësinë ligjore...Kështu shprehet punonjësja dhe drejtoresha!
Nga ky veprim, që për mua dhe shumë të tjerë, është krejt i pa ligjshëm, vetëm në Zakynthos ju hiqen nga xhepat 24.000 euro në vit emigrantëve, vetëm nga përkthimi gjoja greqishtë. Po të llogarisësh kohën, sorrollatjet, vajtje-ardhjet, 284.000 euro në vit. Kështu boshatisen për hiçgjë xhepat e fukarenjve.
Dhe le të vazhdojnë të flasin deputetë dhe politikanët se e kanë integruar emigrantin. Kanë bërë...një vërë në ujë....sepse është më keq nga 1998- ta., viti kur filluan legalizimet zyrtare, të emigrantëve shqiptar në greqi.
Përse të mos bëhej rinovimi, ashtu si u bë ndërprerja automatikisht, me paraqitjen e lejës së re? Atë nuk e bëjnë dot, se quhen shumë PALIKARI po të paktën të pranojnë çertifikatën ashtu si kanë vendosur të dyja ministritë e jashtme, shqiptare dhe greke, me një vulë apostile!
Në gjithë greqinë po të llogarisësh shpenzimet kapin shumën 284.000.000euro në vit, të cilat rrjedhin nga xhepat e emigrantëve të kapur rob nga padrejtësia.
Ndaje me miqte