0030 210 33 18 483

A mundet Greqia të "joshë"? investime me të vërtetë të mëdha?

Konstantinos DEDES 28 Mars 2019

Basti i joshës së investimeve të mëdha mund të fitohet vetëm me promovimin e propozimeve konkrete që të bashkërendohen me krijimin e vendeve të reja të punës, orientimin drejt hapjes ndaj botës së jashtme, risistemimin e bazës prodhuese, krijimin e destinacioneve me vlerë të shtuar të lartë, mobilizimin e kapitaleve dhe shfrytëzimin e zonave kulturore dhe arkeologjike.

Një propozim i tillë konkret përfshin krijimin e kompanive me qëllim të posaçëm, të njohura si Special Purpose Vehicle-SPV apo Special Purpose Entity-SPE, të cilat do të mund të viheshin nën juridiksionin e kompanisë së pasurive të patundshme publike (ETAD AE), larg mosfunksionimit të së kaluarës.

Përmes tyre realizohen investime me rezultate të rëndësishme në nivel lokal dhe kombëtar, me dobi të shumanshme, por edhe në përshtatje me zhvillimin e qëndrueshëm dhe të performancës sociale. Ndërkaq, prioritet bazik për funksionimin e suksesshëm dhe eficent të tyre, si dhe shfrytëzimin e vazhdueshëm të pasurisë publike, përbën zgjidhja e një sërë çështjesh, që më së shumti funksionojnë si pengesa. Fjala është për:

Përdorimin e tokës

Rregullat e urbanistikës

Sipërfaqjeve të shkelura

Mbrojtjen e kapitaleve të jashtme

Trajtimin tatimor (në modelin e investimeve fast tack).

Një nga avantazhet e propozimit që po paraqesim, me synim shtimin e punësimit dhe të ritmeve të zhvillimit, mund të realizohet përmes skemave dhe mekanizmave të konsoliduara dhe me vlerë të lartë institucionale, siç janë:

Super fondi i privatizimeve

Kompania e pasurisë së patundshme publike

Fondi i shfrytëzimit të pasurisë private të shtetit (TAIPED)

Organizmi Enterprise Greece

Mekanizmi i partneritetit publik privat (SDIT).

Përshpejtimi i procesit të investimeve, përmirësimi i strukturave, shfrytëzimi i adresuar i karakteristikave lokale/rajonale dhe zgjidhja e pengesave kruciale, do të sjellin një “bum” investimesh me dobi të shumanshme mikro dhe makroekonomike. Dhe Greqia mund të dëshmohet sërish si një destinacion joshës dhe i sigurt investimesh, kapitalesh greke dhe të huaja dhe një destinacion turistik veprimtarish shumëdimensionale.

---------------------------------------------------------

Konstantinos Dedes është përgjegjës për investimet private, kompetivitetin dhe hapjen ndaj botës së jashtme, në departamentin e zhvillimit të partisë Demokracia e Re.

Ndaje me miqte