Zyra juridike DEDES këshillon: Leje qëndrimi nëse nuk je i martuar por ke Kontratë Bashkëjetese
02 Gusht 2016
Një ndër çështjet që zyra Juridike DEDES & ASSOCIATES merr përsipër janë edhe procedurat për nxjerrjen e kontratave të bashkëjetesës.
Shteti grek, qe ne momentin qe eshte pjese e shteteve e BE-së duhet te kete dhe ligje perkatese per bashkeshortet qe jane te martuare, per prinderit qe lindin femije jashte martese por qe e njohin femijen dhe per te gjithe ata qe bashkjetojne, por nuk deshirojne te kryejne asnje ceremoni me zyrtare. Sepse ne kohen e sotme shume persona zgjedhin te bashkjetojne me parterin dhe te vazhdojne jeten e tyre ne kete menyre sesa ne menyrat tradicionale qe jemi mesuar deri tani.
Akoma dhe emigrantet qe bashkejetojne me nje shtetase greke kane te drejte te aplikojne per leje qendrimi.
Ligji i ri percakton te drejtat dhe detyrimet qe kane çiftet qe nenshkruajne nje kontrate bashkejetese.
Me leje qendrimi mund te pajisen te gjithe partneret qe bashkejetojne me nje shtetas/e të Bashkimit Europian. Qe ne momentin qe vertetojme lidhjen e çiftit nepermjet kontrates se bashkejeteses, mund te fillojme aplikimin per paisjen me leje qendrimi. Ne kete menyre shteti lejon qe dy partnere te mund te jetojne bashke, akoma dhe nese jane nga dy shtete te ndryshme.
Qe ne momentin qe emigranti nuk ka nje hyrje te vlefshme ne shtetin grek (p.sh. i ka perfunduar afati i pasaportes) duhet te marre nje vize, sepse hyrja ne shtetin grek me vize do t’ju lehtesojne me shume procedurat per marrjen e lejes se qendrimit.
Qe ne momentin qe keni mare vizen dhe jeni ne shtetin grek, ne ate periudhe kohore duhet te fillojme procedurat per aplikimin e lejes se qendrimit tuaj. Pasi duhet te plotesoni dhe disa kushte:
- Te keni pasaporte te vlefshme, d.m.th., mos te kete perfunduar afati kohor i pasaportes,
- Te keni lidhur kontrate bashkejetese me nje shtetas/e te BE-se,
- Te mund te vertetoni qe jetoni bashke ne te njejten shtepi (zyra jone do t’ju informoje si duhet te veproni qe te pajiseni me nje vertetim te tille),
Duhet duhet të tregojmë stabilitetin e marrëdhënies tuaj me qytetarin e BE-së,
Te keni sigurim mjekësor për kujdesin e plote shendetesor.
Gjithashtu per te vertetuar marredhenien e çiftit merren parasysh dhe:
- Femijet e lindur jashte marteses qe çifti ka, dhe kete mund ta vertetojne
- Akoma dhe nje femije qe eshte adoptuar (biresuar)
- Llogarite bankare te perbashketa qe ka çifti.
Leja e qendrimit qe perfitojne ne kete rast bashkejetuesit ka afat nje vjeçar, me te drejte rinovimi me pas per nje leje qendrimi 2 vjeçare, me te drejte pune si i punesuar dhe jo te hapin nje biznes.
Zyra e Avokatisë DEDES & ASSOCIATE informon dhe ofron shërbimet juridike emigrantëve dhe jo vetëm, që nga viti 1951. Tek studio DEDES çdo fushë e jurisprudencës ka edhe një avokat të specializuar që do t’ju ofrojë asistencë dhe do t’ju japë zgjidhje për çdo problem që mund të keni.
Zyra Juridike “Dedes & Associates” ofron konsulencë juridike të nivelit të lartë për një gamë të gjerë të së Drejtës, në të gjitha nivelet e Drejtësisë Greke.
Për Zyrën Juridike DEDES & ASSOCIATES është shumë e thjeshtë që t’ju ndihmojë të merrni nënshtetësinë greke, nëse, sigurisht, plotësoni kushtet.
Ju lutemi, mos hezitoni të na kontaktoni.
Përgatitur nga : DEDES & ASSOCIATES Law Firm
Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë.
Tel.: 210 3621415, Fax: 210 3623308
e-mail: general@dedeslaw.gr
site: www.dedeslaw.gr
RRJETET SOCIALE
Facebook: https://www.facebook.com/dedeslawfirm/
Twitter: https://twitter.com/dedeslawgr
Instagram: https://www.instagram.com/dedeslaw/
Linkedin: dedes-and-associates-law-firm-
Ndaje me miqte