Vdes Glenn Frey kitaristi i &ldquoHotel California&rdquos
20 Janar 2016
Glenn Frey, 67 vjeç, anëtari themelues i grupit të muzikës rok ”The Eagles”, vdiq të hënën në Nju Jork pasi ishte prekur rëndë nga disa sëmundje, njoftoi grupi.
“Me trishtim të pamatë njoftojmë ikjen e mikut tonë”, shkruan grupi ”The Eagles” në faqen e tij në internet.
”Frey bëri një betejë kurajoze gjatë javëve të kaluara, megjithatë ai nuk ia doli dot nga komplikacionet nga pneumonia, artriti reumatoid dhe koliti akut”, shton “Eagels”.
“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë as dhimbjen, as dashurinë dhe as respektin për gjithçka që ai na dha neve, familjes së tij, komunitetit të muzikës dhe miliona simpatizantëve në të gjithë botën”, theksoi grupi në një komunikatë.
Tashmë ”The Eagles” mbeten Don Henley, Joe Walsh dhe Timothy B Schmit.
Grupi fitoi njohjen e përbotshme me këngën “Hotel California”, ku Frey shkruajti shumicën e vargjeve.
“Eagles”, albumi i të cilëve “Their Greatest Hits 1971-1975” është albumi i dytë më i shitur në të gjitha kohët në SHBA, përdorën elementë të muzikës country dhe rock. Krahas Hotel Cafornia, këngë si “Desperado”, “Already Gone” dhe “Take It to the Limit”, mbeten ende shumë të dëgjuara edhe në ditët e sotme.
I lindur në Detroit, Frey krijoi “Eagles”-at në Los Ageles, bashkë me bateristin Don Henley.
Ndaje me miqte