Reshjet e dëborës do të vazhdojnë edhe për dy ditët e ardhshme, në mjaft zona të Greqisë. Fenomenet pritet të jenë më intensive në Maqedoninë Qendrore dhe Lindore, në Trakë, Thesalinë Lindore, Sporadet, rajonet qendrore dhe lindore të Greqisë kontinentale, në Evia, ishujt e Egjeut verior dhe lindor, ndërsa me intervale, edhe në Peloponez, në Ciklade dhe në Kretë. Sipas shërbimit meoteorologjik (EMY), të mërkurën dhe të enjten reshje dëbore do të shënohen në zonat perëndimore, qendrore dhe veriore. Nga ana tjetër, shtrëngata shiu do të ketë në zonat bregdetare të detit Jon, Peloponezin perëndimor dhe jugor, në detin Egje, dhe ndoshta edhe në Kretë. Erërat do të fryjnë të fuqishme me drejtim jugor. Të enjten, fenomenet gradualisht do të kufizohen në ishujt e Egjeut verior dhe lindor dhe do të dobësohen.