Varufakis: &ldquoMarrëveshja mund të arrihet brenda një nate (mirëpo) nevojitet Merkel&rdquo
15 Qershor 2015
Ministri grek i financave, Janis Varufakis, ka vlerësuar në një intervistë për gazetën gjermane “Bild” se një marrëveshje me kreditorët është e mundur dhe madje mund “të arrihet brenda një nate”, nëse është prezente kancelarja gjermane, Angela Merkel.
“Mund të arrihet marrëveshje brenda një nate. Mirëpo kancelarja (Angela Merkel) do të duhet të jetë këtu”, ka deklaruar Varufakis në intervistën e publikuar zë hënën nga “Bild”.
Qeveria e Aleksis Tsipras don të evitojë një Grexit, një dalje të Greqisë nga Eurozona, i deklaroi ministri grek gazetës me tirazhin më të madh në Gjermani. “Konsideroj se Grexit nuk është një zgjidhje e dobishme, mirëpo nuk mund të përjashtohet asgjë, ashtu siç nuk mund të përjashtoj që një ditë një kometë do të prekë tokën”, tha shprehimisht Varufakis.
Ministri grek i financave kërkoi sërish që të bëhet një ristrukturim i borxhit grek. “Vetëm kështu do të mund të garantojmë pagesën e një borxhi kaq të madh”, tha.
Varufakis e pranoi se administrata tatimore greke ka probleme, posaçërisht në çështjen e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH). “E dini cili është problemi ynë më i madh me TVSH-në? Se nuk arrijmë ta vjelim”, theksoi Varufakis.
Ndaje me miqte